Ndonëse me rregullat për parandalimin e COVID-19 është e ndaluar mbajtja e dasmave, kosovarët vazhdojnë të mos i përfilli ato. Qytetarët vazhdojnë të mos i binden shtetit dhe të organizojnë dasma dhe t’i publikojnë ato në rrjetet sociale.
Qeveria e Kosovës ka miratuar një sërë vendimesh për atë se çka lejohen të bëjnë qytetarët dhe çka jo për të frenuar përhapjen e pandemisë.
Sipas vendimit janë të ndaluara të gjitha tubimet publike, duke i përfshirë ahengjet familjare private.
Më shumë se pesë njerëz po ashtu nuk mund të qëndrojnë në sheshe publike apo parqe.
Por ky vendim nuk është që po respektohet aq shumë, pasi qytetarët po organizojnë dasma thuajse çdo ditë.
Një qytetar ka publikuar në Facebook disa video nga një ceremonit martese ku shihen dhjetëra të ftuar të cilët hedhin valle ndonëse nuk rekomandohet prekja e duarave.