Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kosovarët në Suedi realizojnë filmin për Covid 19

nga Revista Kosovarja

Një film i shkurtet amator, absolut i pakuptimtë, rreth pandemisë Coronavirus, i krijuar nga një grup shqiptarësh nga Suedia, është publikuar para pak ditësh në Youtube.

Mbi artikull

Filmi mban titullin ‘Covid-19’ sikurse ngjarja në film që mundohet të trajtohet përmes një skenari, regjie e aktrimi krejtësisht amatoresk, sikurse gjithçka tjetër në ketë film.

Për më tepër në film motivohet dhe nxitet urrejtje ndaj mjekëve, që sipas krijuesve të këtij filmi amator mjekët vetëm nën kërcënimin e armës pranojnë të japin ilaçin pacientit që në këtë rast është aktori kryesor i këtij filmi.

https://youtu.be/_ccxCznEOJ0

Moneytizer Paragrafi 4

Ky film i shkurtër është krijuar nga një grup shqiptarësh nga Kosova që jetojnë në Suedi, ku edhe është xhiruar filmi, shkruan Reporteri.net. Dhe siç shihet edhe në rreth 20 minuta film gjithçka është e pakuptimtë dhe e realizuar në mënyrë amatore.

Kujtojmë se në fillimin e pandemisë Covid-19 ishte publikuar edhe një këngë për Coronavirusin e cila pretendonte se sëmundja që deri më sot në vend ka marrë 184 jetë, nga afërsisht 10 mijë kosovarë të infektuar, do të mundet nga shqiptarët përmes lutjeve myslimane.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]