Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kosovarët vazhdojnë të jenë 100% pro amerikan

nga Revista Kosovarja

Kosovarët vazhdojnë ta kenë të palëkundur qëndrimin e tyre në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e konsideruar si aleatin më të rëndësishëm të saj.

Kjo është bërë e ditur nga “Center for Insight in Survery Research” pjesë e “International Republican Institute”, i cili ka realizuar një pyetësor në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Republikën e Kosovës, përgjatë periudhës kohore 2 shkurt 2020- 6 mars 2020.

Në këtë pyetësor 88 % e të anketuarve kanë shprehur besimin e tyre të palëkundur se aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është jashtëzakonisht e dobishme, kur janë pyetur të thonë opinionin e tyre për shtetet veç e veç.

Ndërsa qëndrim të njëjtë thuajse kanë pasur edhe për aleancën e tyre me Gjermaninë. 86 % e të anketuarve kanë shprehur opinion pozitiv sa i përket aleancës së Kosovës me Gjermaninë.

Moneytizer Paragrafi 4

Kosovarët po ashtu e shohin të dobishme bashkëpunimin me Turqinë.

Pyetjes se kush është donatori më i madh në Kosovë, 74 % e të anketuarve kanë zgjedhur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe 11% Bashkimin Evropian.

Nga ana tjetër në Serbi, vazhdojnë të besojnë në aleancën me Rusinë, duke e konsideruar si të pafavorshme aleancën me Amerikën.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]