Ahengjet nuk po ndalen as në kohë pandemie. Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur për disa arrestime për shkak të shtënave me armë në ahengje.
Në raportin 24 orësh, bëhet e ditur se Bresje të Fushë Kosovës, të dielën Njësitet policore kanë konfiskuar një pistoletë me të cilën i dyshuari kishte shtënë në një aheng familjar.Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar edhe gjashtë gëzhoja të fishekëve.
I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.Rasti tjetër ka ndodhur në Leban të Prishtinës, të dielën në ora 17:30.“Raportohet se në një aheng familjar ka pasur të shtëna me armë zjarri, njësitë policore kanë sekuestruar 5 gëzhoja, 3 fishekë dhe një armë gjysmë automatike”, thuhet në raport.
Policia po ashtu ka shoqëruar të dyshuarin mashkull kosovar në stacionin policor, i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit lirohet në procedurë të rregullt.Edhe në rast tjetër ka ndodhur në rrugën “Ali Kelmendi” në Prishtinë, të dielën në ora 14:30.“Pas pranimit të informatës për të shtëna armësh, njësitë policore nga i dyshuari mashkull kosovar kanë konfiskuar një pistoletë me të cilën i dyshuari kishte shtënë në një aheng familjar”, thuhet në raport.Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar edhe katër gëzhoja të fishekëve.I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.