Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

KQZ-ja thotë se procesi i numërimit të votave me postë është drejt fundit

nga Revista Kosovarja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se numërimi i votave nga votimi jashtë Kosovës po shkon drejt fundit.

Mbi artikull

Në një postim në Facebook është bërë e ditur se nga pasditja e së premtes e deri të hënën janë numëruar 129 kuti me fletvotime për zgjedhjet për kryetar komunash dhe 109 kuti nga zgjedhjet për kuvende komunale.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale. Ky proces është në prag të përfundimit”.

“Nga pasditja e së premtes deri të hënën në orën 16:00, janë numëruar 129 kuti që përmbajnë pakot me fletëvotime të supozuara nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe 109 kuti të tjera nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale”, thuhet në njoftim.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]