Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Krahasuar me zgjedhjet e para 4 vitesh, mbështetja për Vetëvendosjen e Kurtit ra për rreth 10%

nga Revista Kosovarja

Mbështetësve u premtoi angazhim në “cep më cep” të Kosovës dhe ata i dhanë besimin, por krahasuar me zgjedhjet e para katër vjetëve, mbështetja për partinë e Albin Kurtit, Lëvizjen Vetëvendosje, ra për rreth 10%.

Mbi artikull

LVV fitoi zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë me 41.29 për qind të votave, sipas përditësime të fundit nga KQZ.

“Ne do t’i vazhdojmë punët e mira që i kemi nisur në katërvjeçarin e kaluar dhe do të bëjmë shumë punë të tjera, në përputhje me zotimet tona, cep më cep Kosovës”, tha Kurti pas shpalljes së fitores.

Kurti udhëhoqi Qeverinë e Kosovës për katër vjet nga viti 2021 dhe për një periudhë disajavëshe në vitin 2020.

Moneytizer Paragrafi 4

Nëse dhe me cilën forcë politike do të bashkohet kjo parti për të siguruar 61 deputetë në Kuvendin e Kosovës, nuk është ende e qartë, ashtu siç nuk është as politika që do të ndjekë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]