fbpx

Krahë pule me patate

nga Revista Kosovarja

PËRBËRËSIT:

1 kg krahë pule
4-5 patate
3-4 thelpinjë hudhre
Piper
Rigon
Spec djegës sipas dëshirës
Hudhër pluhur
Rozmarin e freskët
Majdanoz i freskët
Kripë
Vaj ulliri
1/2 gote me ujë

PËRGATITJA:

Marinojme mishin dhe patatet e prera në feta jo shumë të holla, me kripë, erëza e vaj ulliri. I rreshtojmë në tavë, hedhim ujin, mbulojmë me letër alumini e pjekim në furrë të para ngrohur në 200 gradë derisa të zbuten, i heqim letrën dhe i lëmë dhe për pak minuta sa të marrin ngjyrën e duhur.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]