Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Krasniqi i prerë thotë se “nuk ka rrugë” me Lëvizjen Vetëvendosje

nga Revista Kosovarja

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur për një koalicion të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje.

Mbi artikull

Ai ka thënë se “nuk ka rrugë” me këtë subject politik.

Krasniqi tha se ka qenë “spin” nga kundërshtarë politikë ajo që u paraqit si përafrim PDK-VV në takimin e mbajtur muaj më parë.

“Po mirë u mundu me u spinu ndryshe, ka qenë qesharake. Me mendu dikush që për dy orë muhabet mes meje e Kurtit, mundet me u tejkalua hendeku gati dy dekadësh, nuk ka racionalitet. Vija të kuqe as para 10-15 vjete, për parim”, tha Krasniqi.

Moneytizer Paragrafi 4

“Na nuk shohim rrugë me Vetëvendosjen. Vullnet s’ka. I kanë fshi vijat e kuqe secili me rend, i ka fshi LDK-ja, AAK-ja, Nisma, Vetëvendosja. E ne s’i kemi vendos, e për atë s’kemi pas çka me fshi. E te Vetëvendosja, nuk shoh rrugë me bë koalicion me ta. Nuk shoh rrugë të politikës. Ne kemi dallime enorme”, tha mes tjerash Krasniqi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]