Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Krasniqi: PDK-ja duhet të jetë e bashkuar, uniteti ynë është forcë për krerët e UÇK-së në Hagë

nga Revista Kosovarja

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi tha se PDK është e vetmja parti në rritje dhe me potencial të vërtetë për të sjellë ndryshimin që i duhet vendit.

Ai u shpreh se kjo parti, më shumë se kurrë duhet të jetë e bashkuar, sepse siç u shpreh, uniteti i tyre është forcë për krerët e UÇK-së në Hagë.

“PDK dhe kryetari i saj, Memli Krasniqi, kanë sjellë një frymë të re dhe energji të reja në parti. Sot, PDK është e vetmja parti në rritje dhe me potencial të vërtetë për të sjellë ndryshimin që i duhet vendit”.

“Sot, më shumë se kurrë, PDK duhet të jetë e bashkuar. Uniteti ynë është forcë për krerët e UÇK-së në Hagë dhe rruga e vetme për fuqizimin e partisë sonë. Vetëm të bashkuar mund të marrim përgjegjësinë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë”.

Moneytizer Paragrafi 4

“Çdo mungesë uniteti në këtë kohë, kur shteti është marrë peng për interesa personale të një individi, nuk e dëmton vetëm PDK-në, por e dëmton vetë shtetin e Kosovës”, ka shkruar tutje Krasniqi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]