fbpx

Krasniqi: SHBA dhe BE e zhgënjyer me Qeverinë, kemi veç kriza të shkaktuara nga Kurti e Osmani

nga Revista Kosovarja

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është deklaruar pas takimit me Escobarin dhe Lajçakun.

“Diskutuam për zhvillimet e fundit ku dëgjuam qëndrimet amerikane dhe evropiane që tashmë janë të njohura dhe poashtu përsëritëm qëndrimet tona. Si PDK, shqetësimi për situatën aktuale është i madh. Ne po shohim që nuk ka një lëvizje përpara, ka situatë e cila është duke e dëmtu Kosovën në kuptimin e raporteve ndërkombëtare. Andaj kërkuam që të luajmë rolin tonë shtetëror për të ruajtur relacionet e Kosovës me SHBA dhe me vendet e BE.

Nuk është diskutu për tema konkrete (zgjedhjet e jashtëzakonshme). PDK ka luajtur rol të rëndësishëm gjatë këtyre ditëve kur Qeveria fshehtas dhe pa konsultim ka ndërmarrë veprime të cilat e kanë sjellë këtë situatë. Ne do të jemi në konsultim ditor edhe me kryetarët në veri për të parë cilat janë veprimet e duhura.

Nuk ka pasur kërkesa përtej një informimi të detajshëm për situatën e zhvilluar. Aspak ndjenjë e mirë të dëgjosh SHBA dhe BE duke shprehur këtë zhgënjim kaq të thellë për Qeverinë.

Përgjegjësitë janë te Qeveria te Presidentja. Populli i ka zgjedh për me qeverisë, jo me shkaktu probleme, Ne kemi veç kriza të shkaktuara nga kryeministri të mbështetura nga presidentja. Është e paarsyseshme të vazhdojë të hesht. Ajo ka përgjegjësi”, theksoi Krasniqi.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]