fbpx

Krasniqi takohet me Varhelyin, flasin për procesin e integrimit evropian të Kosovës

nga Revista Kosovarja

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka takuar Komisionierin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Krasniqi bëri të ditur se me Varhelyin folën për procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe rëndësinë që vendi të mos lihet mbrapa në këtë proces.

“Bashkë diskutuam për procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe rëndësinë që shteti ynë të mos lihet mbrapa në këtë proces. Për shtetin dhe qytetarët tanë, është tejet e nevojshme që perspektiva evropiane të jetë e qartë dhe e prekshme. Për PDK-në, anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe institucionet euro-atlantike, është vizioni, misioni dhe rruga e vetme përpara”, ka thënë Krasniqi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]