Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Krasniqi takon zyrtarin e lartë të DASH, Brendan Hanrahan: SHBA-të mbeten aleati ynë më i rëndësishëm – Kosova partnere e palëkundur e tyre

nga Revista Kosovarja

Prishtinë, 13 korrik 2025 – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është takuar sot me Brendan Hanrahan, Zyrtar i Lartë për Çështje Evropiane në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Mbi artikull

Gjatë takimit në Prishtinë, Krasniqi ka diskutuar me zyrtarin amerikan për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon, duke ritheksuar përkushtimin e PDK-së për bashkëpunim ndërpartiak, ndërtimin e institucioneve funksionale dhe ofrimin e zgjidhjeve që u shërbejnë drejtpërdrejt qytetarëve të Kosovës.

Krasniqi theksoi nevojën për stabilitet të qëndrueshëm, rritje ekonomike dhe zhvillim në të gjitha fushat, si parakushte për përparim demokratik dhe integrim ndërkombëtar.

Në takim u diskutua edhe për rëndësinë jetike të mbështetjes së vazhdueshme amerikane në rrugën euroatlantike të Kosovës, përfshirë përpjekjet për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

Moneytizer Paragrafi 4

Po ashtu, u theksua domosdoshmëria e arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër, si dhe roli i pazëvendësueshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

“SHBA-të mbeten aleati ynë më i fuqishëm dhe më i rëndësishëm. Kosova është dhe do të mbetet një partnere e palëkundur e tyre”, shkroi Memli Krasniqi pas takimit.