Krasniqi: Unë nuk e preferoj në asnjë formë koalicionin VV-PDK

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë në T7 se nuk e preferon në asnjë formë koalicionin me Lëvizjen e Vetëvendosje.

Ai tha se dallimet e PDK-së me Lëvizjen Vetëvendosje janë të mëdha.

Po ashtu, ka shtuar se VV-ja është “parti një njeri”, nuk përfaqëson asgjë pa Kurtin, sipas Krasnqit.

“Hendeku i dallimeve mes PDK-së dhe Vetëvendosjes është i madh, sikur për të kaluarën, ashtu edhe për të tashmen, dhe jam i bindur që edhe për të ardhmen”.

“Unë nuk e preferoj në asnjë formë Vetëvendosjen, sepse dallimet i kemi të mëdha, edhe me kryeministrin. Fund të fundit, Vetëvendosja është kryeministri nuk e di pa Kurtin çka përfaqëson Vetëvendosja. Është parti një njeri”, ka deklaruar Krasniqi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]