Në orët e vona të natës së mbrëmshme, një polic dyshohet se u vra me armë zjarri në Zllatar të Prishtinës.
Polici L.H. mbrëmë në Zllatar të Prishtinës është qëlluar aksidentalisht, sipas dyshimeve, me armë zjarri nga një person tjetër gjatë një ndeje, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Polici është dërguar në spital, por nuk ka arritur të shpëtojë plagëve. Vdekjen e tij e ka konstatuar edhe mjeku kujdestar.
“Një zyrtar policor, mashkull kosovar, ka vdekur pasi që është qëlluar me armë zjarri aksidentalisht nga i dyshuari mashkull kosovar gjatë një ndeje. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Prokurori i shtetit ka autorizuar IPK-në që të merren të gjitha veprimet lidhur me rastin. I dyshuari është arrestuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
I dyshuari është arrestuar dhe Prokuroria e Shtetit ka autorizuar Inspektoratin Policor të Kosovës që të merret me rastin.
Ndërsa në oborrin e QKUK-së mbrëmë ka pasur forca të shtuara të Policisë, mirëpo këta të fundit ende nuk janë deklaruar për media.