Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Krejtësisht në fshehtësi, fejohet reperi i njohur

nga Revista Kosovarja

Superylli i muzikës rap, Lil Wayne, i ka dhënë fund beqarisë. Mediat ndërkombëtare kanë mësuar se reperi është fejuar në fshehtësi të plotë, duke hedhur një hap të rëndësishëm në jetën e tij private.

Mbi artikull

Burime pranë artistit kanë bërë të ditur se Lil Wayne i ka propozuar për martesë në fillim të këtij viti një vajze në të 20-at e saj, e cila vjen nga Indiana. Ndonëse identiteti i saj nuk është bërë ende publik, lajmi ka bërë menjëherë xhiron e rrjetit.

Jeta romantike e Lil Wayne ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave rozë për vite me radhë. Ai ka qenë i fejuar më parë me modelen La’Tecia Thomas, para se të ndaheshin në vitin 2020. Gjithashtu, ai ka qenë i fejuar edhe me këngëtaren Nivea, me të cilën ka edhe një djalë. Ndër lidhjet e tij më të përfolura mbeten ajo me Lauren London (partneren e ndjerë të Nipsey Hussle), me të cilën po ashtu ka një djalë, si dhe romanca e tij me reperen Trina.

Pavarësisht historisë së tij të gjatë me lidhje publike dhe tejet të zhurmshme, Wayne ka zgjedhur që vitet e fundit ta mbajë jetën e tij personale larg syrit të kamerave. Ky vendim shpjegon edhe arsyen se si ky propozim dhe fejesa e tij e re arritën të qëndronin kaq gjatë jashtë radarëve të mediave dhe fansave.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]