Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kremi juaj kundër diellit SPF 30 ose 50 mund të mos e përmbajë në të vërtetë atë vlerë, ja si ta zbuloni

nga Revista Kosovarja

Në ditët e nxehta të verës një produkt shumë i rëndësishëm në rutinën tonë ditore është kremi kundër diellit që të paktën sipas ekspertëve duhet të jetë me SPF 30 ose 50. Sa me e lartë SPF-ja aq më i lartë është edhe efekti kundër rrezeve të diellit.

Mbi artikull

Por a e keni menduar se kremi që jeni duke përdorur aktualisht mund të mos e ketë nivelin e njëjtë të SPF me atë që shkruhet në ambalazhin e tij?

Disa studime të kryera mbi kremin kundër diellit të quajtur ‘Centella Green Level Unscented Sun’, nga marka koreane e kujdesit të lëkurës Purito, rezulti se pavarësisht se SPF-ja e reklamuar ishte 50, në të vërtetë përmbajtja ishte vetëm 19. Pra rreziku nga kanceri i lëkurës ishte prezent edhe pse mendja ishte e qetë sepse kremi po kryente funksionin e tij mbrojtes.

Por këto dy hapa nuk duhet t’i neglizhoni kurrë kur të vendosni për të blerë kremin kundër rrezeve UV të diellit.

Moneytizer Paragrafi 4

1. Informohuni në internet për kompanitë të cilët i përmbahen vlerave të reklamimin të SPF-së dhe asaj reale. Kërkoni të blini markat të cilat kanë komente pozitive nga e mbarë bota.

2. Kontrolloni nëse kremi kundër diellit është testuar nga një ent Ndërkombëtar i Kërkimit dhe Testimit të Konsumatorëve (ICRT).

Këto zakonisht dhet të gjenden në ambalazhin e produktit.

Në faakt mund të jetë zhgënjyese të zbuloni se kremi juaj i preferuar i diellit me SPF 50, të ketë një SPF me një vlerë vetëm prej 15, por nëse këto kontrolle nuk i keni kryer më parë e mira është të mos e zgjasni akoma më tepër.