Në ditëlindjen e 15 të pavarësisë së Kosovës homazhe te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova, kanë bërë krerët e shtetit dhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri, Albin Kurti, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca bashkë me presidentin shqiptar, Bajram Begaj, kanë vazhduar homazhet dhe nderimet edhe te varri i veprimtarit, Adem Demaçi.
Për shënimin e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Qeveria e Kosovës ka organizuar një sërë aktivitetesh.Kujtojmë që më 17 shkurt të vitit 2008, në orën 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës është shpall pavarësia e Kosovës.
Shpallja e pavarësisë ishte bërë nga kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi.