Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kreshnik Husaj vendosë të kandidoj për kryetar të Pejës

nga Revista Kosovarja

Gazmend Muhaxheri pritet të kandidoj për kryetar të Pejës edhe për një mandat të ri. Arbër Grabovci i AAK-së deri më tani ishte kundërkandidati i vetëm i konfirmuar.

Por, Gazi mund të ketë pritur me “shqetësim e rivalitet” sot kandidimin e Kreshnik Husajt.

“Kika” ka vendosur të kandidoj për kryetar të Pejës nga Partia aspak e njohur, “Partia Demokratike e Unitetit”.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Husaj, i cili deri vonë prezantohej si kryetar i degës së PSD-së në Pejë.

Moneytizer Paragrafi 4

Kreshnik Husajn me siguri e njihni edhe nga “Talent Show”, emisionin qesharak që transferohej dikur në një televizion lokal.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]