fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Krijuesit e mëdhenj ishin të vetmuar!

nga Revista Kosovarja
1 javë më parë
në Showbiz
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Mijëra vjet më parë, njeriu i parë zbuloi se si të bënte zjarrin. Ka shumë mundësi që ai të jetë djegur si pasojë e barrës që mori përsipër duke ia mësuar vëllezërve të vetë sesi të ndiznin zjarrin. Ai u konsiderua një keqbërës që ishte marrë me një demon nga i cili kishte lemeri gjithë njerëzia. Por, prej atëherë njerëzit kishin zjarr për t’u ngrohur, për të gatuar ushqimin e tyre, për të ndriçuar shpellat. Ai iu la atyre një dhuratë që ata nuk e kishin konceptuar dot dhe hoqi errësirën nga toka.

Shekuj më pas, njeriu i parë zbuloi rrotën. Ka shumë mundësi që ai të jetë shtypur nga rrota që ai iu mësoi vëllezërve të vetë se si ta ndërtonin. Ai u konsiderua si një kryeneç që kishte guxuar të futej në territor të ndaluar. Por, prej atëherë njerëzit mund të udhëtonin përtej çdo horizonti. Ai iu la atyre një dhuratë që ata nuk e kishin konceptuar dot, dhe ai iu hapi atyre rrugët e botës.

Ai njeri, i panënshtruar dhe i parë, qëndron në kapitullin hapës të çdo legjende që njerëzimi ka regjistruar për fillimin e saj. Prometheu ishte lidhur me zinxhirë në një shkëmb dhe shqyej nga shkabat, sepse ai kishte vjedhur zjarrin e perëndive. Adami u dënua me vuajtje, sepse ai kishte ngrënë frutin nga pema e njohjes. Cilado qoftë legjenda, diku në hijet e kujtesës së vetë, njerëzimi e di që lavdia e tij nisi me një, dhe ai një person pagoi shtrenjtë kurajon e tij.

Gjatë gjithë shekujve ka pasur njerëz që ndërmorën hapat e para nëpër shtigje të pashkelura, të armatosur veçse me vizionin e tyre. Synimet e tyre ndryshonin, por atë gjithë kishin këtë gjë të përbashkët: që hapi ishte i pari, shtegu i pashkelur, vizioni i pahuazuar, dhe reagimi që ata morën – urrejtje. Krijuesit e mëdhenj, mendimtarët, artistët, shkencëtarët, shpikësit, qëndruan të vetmuar përkundrejt njerëzve të kohës. Çdo ide madhështore e re u kundërshtua. Çdo shpikje e re madhështore u denoncua. Motori i parë u konsiderua budallallëk. Aeroplani i parë u konsiderua i pamundur. Tezgjahu mekanik u konsiderua i dëmshëm. Anestezia u konsiderua mëkat. Por, kishte njerëz me vizion origjinal që vazhduan më tej. Ata luftuan, vuajtën dhe paguan. Por fituan.

Asnjë krijues nuk u nxit nga dëshira për t’u shërbyer vëllezërve të vetë, pasi vëllezërit e tij refuzuan dhuratën që ai ofroi dhe ajo dhuratë shkatërroi rutinën e jetës së tyre. E vërteta e tij ishte motivi i tij i vetëm. E vërteta e tij, dhe puna e tij për të arritur motivin e tij. E vërteta e tij dhe puna e tij për ta arritur atë në mënyrën e tij. Një simfoni, një libër, një makineri, një filozofi, një avion, një ndërtesë, ky ishte qëllimi i jetës së tij. Jo ata që dëgjuan, lexuan, vunë në punë, besuan, fluturuan apo banuan gjërat që ai krijoi. Krijimi e jo përdoruesit e tyre. Krijimi dhe jo përfitimet që të tjerët nxirrnin prej saj. Krijimi që i jepte formë të vërtetës së tij. Ai mbante të vërtetën e tij përmbi gjithë gjërat e tjera dhe kundër gjithë njerëzve.

Vizioni i tij, fuqia e tij, guximi i tij vinte nga shpirti i vetë. Shpirti i një njeriu, është gjithsesi vetvetja. Ajo njësi që përbën ndërgjegjen e tij. Të menduarit, të ndjerit, të gjykuarit, të vepruarit, janë funksione të unit

Krijuesit nuk ishin vetëmohues. Ky është gjithë sekreti i fuqisë së tyre, pra ata ishin vetëmjaftueshëm, vetëmotivuar dhe vetëgjeneruar. Një shkak i parë, një burim energjie, një forcë jetike, një pionier. Krijuesi nuk i shërbente asgjëje dhe askujt. Ai kishte jetuar për veten e vetë.

Dhe vetëm duke jetuar për veten ai ishte i aftë që të realizonte gjera që janë lavdia e njerëzimit. Kësilloj është natyra e arritjes.

Njeriu nuk mund të jetojë, përveçse nëpërmjet mendjes së vetë. Ai vjen në tokë i paarmatosur. Truri i tij është arma e vetme. Shtazët sigurojnë ushqimin falë forcës. Njeriu nuk ka kthetra, nuk ka dhembë të mëdhenj, nuk ka brirë, nuk ka muskuj të fuqishëm. Ai duhet ta kultivojë ushqimin e vetë ose ta gjuajë. Për të mbjellë ai ka nevojë për procesin e të menduarit. Për të gjuajtur i duhen armë dhe për të bërë armët, i duhet një proces mendimi. Prej nevojës më të thjeshtë tek abstraksioni më i lartë fetar, prej rrotës tek rrokaqiejt, gjithçka që ne jemi dhe gjithçka që ne kemi vjen nga një dhunti e vetme e njeriut, funksioni arsyetues i mendjes së vetë.

Por, mendja është një dhunti e një individi. Truri kolektiv nuk ekziston. Mendimi kolektiv nuk ekziston. Një marrëveshje e realizuar nga një grup njerëzish është thjesht një kompromis ose një rezultante mesatare e shumë mendimeve individuale, është një pasojë dytësore. Veprimi parësor, procesi i arsyetimit, duhet të ushtrohet nga çdo njeri veçmas. Ne mund të ndajmë një ushqim mes shumë njerëzve. Ne nuk mund ta tretim atë në një stomak kolektiv. Asnjeri nuk mund të përdorë trurin e vetë për të menduar për një tjetër.

Nga: Ayn Rand


Etiketa: Ayn Rand

POSTIME TË NGJASHME

Showbiz

Artani e uron gruan për ditëlindje me fjalë të veçanta

1 orë më parë
Showbiz

Kiara në dush, Luizi e ngacmon

2 orë më parë
Showbiz

Keisi pas ndarjes me Kristin: Shyqyr që m’i “hapi Zoti sytë”

2 orë më parë
Showbiz

Fjolla Morina nisë agjërimin, ja çfarë gatuan

3 orë më parë
Showbiz

Pas BBVK, Andi dhe Gresa nisin pushimet në Afrikë

3 orë më parë
Showbiz

I njihni dy bukuroshet e estradës në fotografi?

4 orë më parë
Postimi tjetër

 Sarah tregon ushqimin e preferuar tradicional si nuse Kosove

Ana de Armas rikrijon fustanin ikonik të Marilyn Monroe në ‘Oscars 2023’

Bajçinovci: Kurti do e bëjë Kosovën shtet evropian e jo siç kemi qenë me Sudan

TË FUNDIT

Këto janë lutjet që duhet të thënë para iftarit

33 minuta më parë

Çdo besimtarë mysliman, agjërimin e ka obligim. Lutjet që duhet të bërë para dhe në iftar janë dy, qe shumë...

A lejohet përgatitja e ushqimit në Ramazan për ata që nuk agjërojnë?

48 minuta më parë

Agjërimi i Ramazanit është njëri nga adhurimet më thelbësore të Islamit mbi të cilin ndërtohet feja. I Dërguari ﷺ na...

3 shenjat e Horoskopit që mund t’ju tradhtojnë shumë lehtë

1 orë më parë

Edhe nëse nuk kënaqen duke pasur vëmendjen dhe admirimin e vetëm një personi, apo sepse vazhdimisht kanë nevojë për aventura...

Artani e uron gruan për ditëlindje me fjalë të veçanta

1 orë më parë

Sot, 23 mars  është ditë feste në familjen e aktorit dhe finalistit të BBVK, Artan Thaci. Bashkëshortja e tij, Natyra...

Ndërtimi i banesave për çiftet e reja kosovare, fillon këtë vit

2 orë më parë

Projekti për ndërtimin e banesave për çifte, i premtuar nga Qeveria e Kosovës, do të fillojë të zbatohet gjatë këtij...

Kiara në dush, Luizi e ngacmon

2 orë më parë

Çifti Kiara-Luiz gjatë kësaj jave si duket nominimi i moderatores e ka bërë më të afërt lidhen e tyre. Duke...

MË TË LEXUARAT

Këto janë tre shenjat më të mërzitshme të Horoskopit

“Nuk jam çift me Kristin”, Keisi afrohet papritur me Lorencin: U kënaqa kur hyre ti

Gëzimja dhe Hami prindër për herë të dytë

Bazuar në shenjën tuaj të horoskopit, këto janë vendet ku duhet të udhëtoni këtë pranverë

Artani: E bëra synet Blastën, i kërkoj falje

Çfarë ndodh nëse arrestohet Trump?

Arsyeja pse i ka hy vetja në qejf Albatrit Muçiqit?

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Osmani: Kurtit i janë propozuar dokumente dhe versione të tmerrshme në Ohër, BE-ja po inkurajon Serbinë që të prodhojë krizë

Pse ja pa hajrin Stresi pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Kosova”?

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist