Ish-bashkëshorti që kreu aktin makabër ndaj ish-gruas së tij është arratisur.
Ai ende nuk është arrestuar nga Policia e Kosovës. Burimet e Insajderit kanë treguar se Policia e Kosovës është aktivizuar për të identifikuar autorin e krimit.
Insajderi ka mësuar se e ndjera ishte e shtrirë në këtë repart dhe se ndaj saj janë shkrepur disa plumba.
Ajo iu kishte thënë infermierëve se po dilte deri te kioskat në oborrin e QKUK’së për kishte dalë për të blerë gjëra ushqimore. Pasi kishte kryer blerjet, ajo ishte ulur për të pushuar pak tek ulëset në oborrin e Gjinekologjisë.