Kristi ka pasur një udhëtim interesant në edicionin e dytë të “Big Brother VIP Albania”.
Ai, ka shfaqur karakterin e tij që nuk është ai i një mashkulli tipik shqiptar.
Gjithsesi, Kristi, ka bërë diferencen në këtë shou real me shikueshmëri maksimale, shkruan “Kosovarja”.
Si të gjithë finalistët e tjerë, edhe Kristit i është bërë një surpriz.
Kristi është surprizuar nga një performancë me valle shqiptare nga Ansambli Popullor i Operas dhe Baletit. Aj ka thënë se ky show ka qenë për të një mënyrë afrimi me kulturën dhe traditën shqiptare, pasi është rritur larg vendlindjes./Kosovarja/