Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Krofne të mbushura me arra

nga Revista Kosovarja

Përbërësit:

Mbi artikull

200 ml qumësht i vakët
2 vezë
450 gr miell
15 gr tharm buke
1 lugëz sheqer
vaj
1 lëvore limoni
kripë
vaj per skuqje

Për mbushjen:

100 gr arra të bluara
1 grusht rrush i thatë/stafidhe
sheqer pluhur

Moneytizer Paragrafi 4

Tharmin e bukës trazojeni në pak qumësht, shtoni sheqerin, vezët, pak vaj, lëvoren e grirë në rende të një limoni, pak miell, kripë. Përziejini mirë këto të gjitha e më pas shtoni gradualisht pjesën e mbetur të miellit duke krijuar një topth të butë brumi. Brumin lëreni të dyfishojë në masë. Pas kësaj, ngjisheni edhe një herë e lëreni të pushojë sërish. Pastaj hapeni në një petë me trashësi prej 0.5 cm e nxirrini krofnet sipas formave të dëshiruara. Tek arrat e bluara shtoni pak sheqer, rrush të thatë dhe pak qumësht. Trazojini mirë. Me këtë mbushje, mbusheni njërën krofne e mbulojeni me petën e krofnes tjetër. Mbyllini mirë krofnet, që të mos u rrjedh mbushja. Renditini në një enë më të thellë dhe mbulojini me qese. Vajin ngroheni në një tenxhere të thellë dhe aty skuqini krofnet e përgatitura derisa të marrin një ngjyrë të mirë. Pas skuqjes vendosini në letër kuzhine, ndërsa para servimit, spërkatini me sheqer pluhur. Ju bëfshin mirë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]