Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

KRU Prishtina: Nga sot nis shkyçja e konsumatorëve borxhlinj

nga Revista Kosovarja

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se nga sot u janë hapur rrugët për fillimin e shkyçjes së të gjithë konsumatorëve borxhlinj të shërbimeve të ujit.

Nëpërmjet njoftimit bëhet e ditur se pos bizneseve dhe institucioneve, do të shkyçen nga shërbimet e ujit edhe konsumatorët shtëpiak/individual, njofton Klankosova.tv.

“Meqenëse Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë lehtësimin e masave epidemiologjike nga Covid-19, konsiderohet se situata në Kosovë për sa i përket rrezikut nga pandemia është reduktuar dhe se aktivitet shoqërore dhe institucionale i janë kthyer normalitetit sikur në kohën e para pandemisë. Bazuar në Vendimin e ARRU-së , Ujësjellësit të Prishtinës iu janë hapur të gjitha rrugët ligjore që nga sot të fillojë me shkyçjen e të gjithë konsumatorëve borxhlinj të shërbimeve të ujit. Pra, përveç bizneseve dhe institucioneve do të shkyçen nga shërbimet e ujit edhe konsumatorët shtëpiak/ individual”, thuhet në njoftim.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]