Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kryebashkiakja gjobitet që shkoi në sallon bukurie

nga Revista Kosovarja

Kryebashkiakja e Beaumont, Teksas edhe pse disa ditë më parë ka deklaruar se nuk do shkelë masat e marra kundër përhapjes së pandemisë së koronavirusit, ajo është kapur mat në një sallon bukurie.

Becky Ames shihet në foto me një maske duke rregulluar thonjtë në sallon bukurie, kur këto lloj biznese janë të mbyllura me urdhër të qeverisë që prej 27 marsit.

Shkeljet e masave që janë marrë gjatë pandemisë, në Teksas gjobiten deri në 2000 dollarë.

Pas qarkullimit të kësaj fotoje, kryebashkiakja kërkoi falje dhe tha se nuk po bënte manikyr, por po hiqte thonjtë artificialë.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]