Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kryeministër, ke punë më të rëndësishme se dialogu me Serbinë

nga Revista Kosovarja

Qeveria Hoti, po i numëron ditët e fundit. Një qeveri që nisi mirë me disa procese dhe vazhdojë tepër keq me norma dështimi për rimëkëmbje ekonomike.

Mbi artikull

Qeveria që vjen nga LDK dështoi ta menaxhojë pandeminë dhe ekonominë e vendit. Premtoi shumë e nuk dha asgjë. Gjendjen sociale e solli nga mundësia e rimëkëmbjes ekonomike, në ekzistencë ekonomie gjithë popullore.

Avdullah Hoti duke e pas një shef të papërgjegjshëm parlamentar të grupit të vet Arben Gashi, nuk mundi t’i kaloi inatet politike për të bashkëpunuar me PDK-në.

Konkretisht Bedri Hamza, ekspert ekonomik në vend dhe ish ministër i financave, i dha mundësinë qeverisë Hoti, ta kaloi krizën duke i vënë në dispozicion të ekonomisë, bizneseve dhe familjeve paratë e buxhetit, por Avdullah Hoti u tregua tepër kokëfortë,
Kryeministri nuk deshi ta ketë për vete PDK-në, pa marrë parasysh se ata i premtuan bashkëpunim nga opozita.

Moneytizer Paragrafi 4

Sot, qeveria Hoti e ka sjellë vendin dhe veten para kolapsit .Duke mos e kaluar asnjë ligj të pakos ekonomike, se le më pakon e plotë, po e jep shqelmin e fundit.

Avdullah Hoti, deshi të bëhet i madh përmes dialogut me Serbinë, duke u treguar adoleshent i vërtetë në mosnjohjen e Serbisë.

Pak kush ka mundur dhe mundet në këtë vend të flasë për njohje reciproke me Serbinë e kësaj kohë, si Avdullah Hoti .

Çdo kund e tha dhe po vazhdon ta thotë duke e përsëritur njohjen e Kosovës nga Serbia, diçka që nuk është as afër rendit të ditës në Serbi.

Madje, kur edhe vetë BE dhe ndërmjetësuesit për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, shpreh hapur bindjen se nuk ka marrëveshje përfundimtare mes dy shteteve, Avdullah Hoti , është i vetmi që shpreson në njohje nga Serbia.

Kryeministër, njihe pak më shumë Serbinë. Në mos tjetër, pyeti bashkëfshatarët e tuaj, banorët e Krushës së Madhe e të Vogël prej nga vjen edhe ti, e të cilët , e njohin Serbinë çfarë është ose askush tjetër. Safet Krivaca /Kosovarja /

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]