Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kryeministri Hoti: Nuk e kam hallin a rrëzohet Qeveria nesër apo pasnesër

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i vendit Avdullah Hoti po thotë se nuk ndjehet aspak i shqetësuar nëse Gjykata Kushtetuese vendos në favor të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me votën e dyshimtë që iu dha me formimin e Qeverisë.

Mbi artikull

Hoti në përgjigjiet e tij para gazetarëve, tha se tashmë e ka hall vetëm çështjen e menaxhimit të pandemisë së koronavirusit.

”Nesër është seancë dëgjimore dhe ne si Qeveri do të paraqesim opinionin tonë lidhur me atë çështje”.

”Unë nuk e kam hallin a rrëzohet nesër Qeveria, apo rrëzohet pasnesër”.

Moneytizer Paragrafi 4

”E kam hallin si t’i dalim zot kësaj situate me menaxhimin e pandemisë. Si ta miratojmë më shpejtë ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike? – Si ta miratojmë më shpejtë ligjin për Buxhetin 2021 dhe si të jemi serioz në menaxhimin e punës tonë të përditshme?”.

”Ne kemi bërë një kthesë të madhe në tregimin e një pikture tjetër se si menaxhohet institucionet e vendit me kulturë institucionale me ekip kompetente pavarësisht lëshimeve që mund të kishim gjatë kësaj kohe”.