Kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani assesi nuk kanë gjetur kohë që të marrin pjesë në Paradën e Krenarisë, që u mbajt sot në Prishtinë, me qëllim promovimin e të drejtave të komunitetit LGBTIQ.
Në kohën që po mbahej parada, Kurti ishte në zyret e EULEX-it për ta takuar shefin e zyrës së BE-së, Thomas Szunyog dhe për të ndarë mirënjohje për policët e këtij misioni. Mirënjohjet i ndau, por Kurti nuk u takua me Szunyog, pasi ky i fundit mori pjesë në paradë.
Një takim më të rëndësishëm se parada duket se e pati edhe presidentja. Ajo sot vizitoi Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku u prit nga komandanti Bashkim Jashari për ‘diskutime përmbajtjesore’.
Për dallim nga shefi i ekzekutivit, në paradë morën pjesë disa deputetë të VV-së. Përkrah marshuesve u panë ministrat Hajrulla Çeku, Arbërie Nagavci, Artane Rizvanolli dhe deputetët Dimal Basha, Mimoza Kusari-Lila e Fitore Pacolli.