Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kryeministri Kurti flet në Universitetin e Harvardit

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i ka mbushur 100 ditë në Qeveri, 50 prej të cilave si kryeministër në detyrë.

Mbi artikull

Për 100 ditëshin e tij, ai do të flasë edhe në Universitetin e Harvardit, gjatë ditës së hënë.

Fjalimi i tij për Universitetin e Harvardit do të jetë online, gjersa do të moderohet nga Nicholas Burns, Profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Harvardit.

Ditë më parë kryeministri Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka lavdëruar punën e kabinetit të tij.

Moneytizer Paragrafi 4

Ai ka përmendur vendimet e para të Qeverisë, si zvogëlimi i numrit të ministrive, ulja e pagave të qeveritarëve, zbritja e shpenzimeve si dhe ndryshimet në bordet e ndërmarrjeve publike.

Qeveria e Kurtit u rrëzua me mocion mosbesimi më 25 mars, iniciuar nga ish partneri i tij në koalicion, LDK.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]