Kryeministri i vendit Albin Kurti ditën e hënë do ta fillojë me një vizitë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Zyra e tij ka njoftuar se vizita është paraparë të nis në orën shtatë të këtij mëngjesi.
Kjo vizitë e kryeministrit në QKUK vije pak ditë pasi dha dorëheqje ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.
Në vend të tij ushtruese e detyrës së QKUK-së është emëruar Dafina Gexha Bujnjaku.
Ndërsa ende nuk është emëruar ministri i ri i Shëndetësisë, partia Guxo ka dalë me propozim që Haxhi Avdyli në emërohet në këtë pozitë.
Por ende nuk ka një reagim nga kryeministri Kurti rreth këtij propozimi.