Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kryeministri Kurti: Unë jam student i Demaçit, Vuçiq student i Sheshelit

nga Revista Kosovarja

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë “nuk do të jetë e lehtë”.

Mbi artikull

Ai tha se përplasja ndërmjet tij dhe Vuçiqit, është në fakt përplasje ndërmjet vizionit dhe trashëgimisë së Adem Demaçit dhe asaj të Vojisllav Sheshelit.

“Aleksandar Vuçiq, presidenti i Serbisë sot, është student politik i Vojisllav Sheshelit. Ndërsa unë, si kryeministër i Republikës së Kosovës, unë jam student politik i Adem Demaçit. Dhe ky ballafaqim, kjo përplasje ndërmjet kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë është në një mënyrë thelbësore, përplasje ndërmjet Adem Demaçit, atij vizioni dhe asaj trashëgimie, dhe Vojisllav Sheshelit”, ka thënë Kurti në një intervistë për televizionin N1 të Bosnjës.

“Andaj unë e pranoj që marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk do të jetë e lehtë, por megjithatë mendoj që duhet t’i jepet shancë dialogut dhe të shpresojmë e të punojmë për më mirë”, ka shtuar ai.
Këtë pjesë të deklaratës e ka ndarë Lëvizja Vetëvendosje në faqen e saj në Facebook.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]