Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kryeministri Kurti uron besimtarët myslimanë për Muajin e Ramazanit

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se sonte fillon Ramazani, muaji më i veçantë i fesë islame.

Mbi artikull

Kurti ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Muajin e Ramazanit.

“Për katërmbëdhjetë shekuj, myslimanët në të gjithë botën e kremtojnë këtë muaj, duke e përmbajtur veten nga ushqimet e të mirat e përditshme, me motivin e lartë të sakrificës dhe bashkëndjenjës me të dobtin, të varfërin dhe të sëmurin.Agjërimi për besimtarin është sfidë fizike dhe psikike. Është shembulli i sundimit të mendjes mbi trupin. Është muaji kur stomaku i zbrazët, nga lindja deri në perëndimin e diellit, shoqërohet me shpirtin e ushqyer nga mirësia e mirësjellja, veprat e fjalët e mira, dashuria e paqja me njëri-tjetrin”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Tutje, Kurti ka thënë se “edhe sivjet Ramazani na gjen në rrethana të rënduara të pandemisë, që vazhdon të marr jetë njerëzish anembanë globit”.

Moneytizer Paragrafi 4

“Dashurinë dhe solidaritetin me tjetrin gjatë këtij muaji të bekuar, do të mund ta shprehim më së miri duke marrë përgjegjësi për ruajtjen e shëndetit tonë dhe të më të dashurve tanë nga virusi i rrezikshëm.
Ju bëftë mirë syfyri i parë, e ju qoftë i lehtë agjërimi”.

https://www.facebook.com/albini2017/posts/1109398569560026

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]