Duket se kryeministri Avdullah Hoti, po e vendos në terezi dinamizmin e politikave të jashtme të Republikës së Kosovës, të cilat kishin ngecur në disa mandate qeveritare.
Njeriu prej të cilit pritej më së paku të bënte për Kosovën, po e kap fijen e lëmshit me shumë probleme.
Në Uashington, Avdullah Hoti, i dha inercion politikës ekonomike të Kosovës, prej nga solli edhe një njohje shumë të rëndësishme për vendin, me çka theu barrierën dy vjeçare të ndalimit të procesit të njohjeve.
Avdullah Hoti, vetëm për 50 ditë, i ka dhënë erë shtetit sa në Uashington, sa në BE dhe, është i vetmi, i cili e tha qartë se Franca dhe Holanda po e pengojnë liberalizimin e vizave për Kosovën.
Pak me fat e pak me më shumë dije, i ardhur në krye të qeverisë së Republikës së Kosovës, i akuzuar e përfolur për jolegjitimitet e për çka jo tjetër kryesisht nga Vetëvendosja,
Avdullah Hoti, është duke ditur çka po dëshiron t’i sjell shtetit.
Të gjithë ata që nuk e besojnë Hotin, le ta lexojnë Vuciqin në deklaratat e tij të fundit pas takimit në Uashington, për
pagjumësinë e tij dhe takimet e vështira me Hotin dhe Amerikën.
Kryeministri Hoti, e mori politikën e jashtme të shtetit, në një gjendje të dërrmuar sidomos nga Albin Kurti, veçmas me SHBA-në, që për herë të parë pas më shumë se tridhjetë vitesh kërcënonte Kosovën për partneritet të mangët me Uashingtonin, ndërkohë që ndër vite po kjo superfuqi botërore e lëvizi çdo proces dhe gurë në botë për ta bërë Kosovën për herë të parë republikë.
Duhej një punë bukur e madhe që Hoti ta kthente në binarë partneritetin konstruktiv me SHBA-në, pasi bashkëpunimi kishte hyrë në fazë kritike. Sa duke bllokuar mjetet financiare të MCC-së , po aq nën idenë paralajmëruese të tërheqjes së ushtrisë amerikanë nga Kosova.
Të gjitha pengesat e shfaqura gjatë këtij rrugëtimi, kryeministri Hoti arriti t’i largonte dhe ta rivendoste partneritetin premtues.
Kundërshtarët e politikë të Hotit,mund të jenë të pakënaqur me punën e tij, por askush më shumë nuk do të mund të bënte se që po bën deri këtu Hoti.
Në Kosovë, asnjë lider politik e as udhëheqës shteti, nuk është me influencë absolute pozitive.
Nëse e marrim liderin historik Ibrahim Rugovën, ai nuk gëzonte simpatinë absolute, por ishte më i votuari.
Nëse marrim Hashim Thaçin që erdhi në krye të shtetit si kryeministër, ai gjithashtu nuk gëzonte rrespekt as përkrahje absolute.
Nëse e marrin Ramush Haradinajn, njejtë nuk ka përkrahje absolute.
Cilindo lider që e ka pas dhe e ka Kosova, vjen i përkrahur në pushtet nga një copë elektorati të bastioneve.
Politika kosovare në përgjithësi vuan dhe e ka pikë të dobët mosunitetin e spektrit politik.
Pse?
Sepse të gjithë duan të mbeten në histori .
Kjo marrëveshje ekonomike ta zëmë që është bërë në Uashington, do të ishte e njëjta për secilin njeri që do të kishte qenë në vend të Avdullah Hotit, por çka do të ndodhte nëse ata kishin qenë në vendin e Hotit.
Ata që sot e kritikojnë, po të ishin kryeministra, do ta lavdëronin të njëjtën që po e kritikojnë tani.
Mosuniteti i partiakëve kosovarë, është gjëja më e shëmtuar në rrugën e proceseve integruese të shtetit drejtë institucioneve ndërkombëtare dhe rrugës të shtetëbërjes.
Pse këta njerëz nuk bëhen bashkë as për të mirën e shtetit?
Kur është në pyetje interesi i shtetit, nuk ka rëndësi kush është kryeministri.
Të largohemi nga inatet personale dhe ambicieve pushtetare, me të cilat kemi rënë në pozita qesharake tek ndërkombëtaret e populli, bash në kohën e pandemisë.
Me rëndësi të ecën populli asfaltit e jo baltës qysh kemi ecur.
Sa e çuditshme, qysh nuk u korrigjuam as nuk mësuam nga e kaluara, nga historia, e cila na tregon, se gjithmonë kemi humbur nga përçarjet tona, përplasjet në mes vete, duke u thirr : Unë jam më i miri, unë jam më meritori, unë jam bajraktari,,, /Safet Krivaca / Kosovarja /