fbpx

Kryeministrja e Zelandës së Re ruan qetësinë…

nga Revista Kosovarja

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ishte në mes të një interviste kur një tërmet me magnitudë 5,9 goditi Uellingtonin.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së hënës, kur kreu i qeverisë së Zelandës së Re po jepte intervistë “live” për “Channel Three” nga godina qeveritare.

“Po bie tërmet këtu… goxha lëkundje. I shihni besoj gjërat që po lëvizin pas meje. Ndaloi. Nuk jam poshtë ndonjë gjëje që mund të bjerë, kështu që besoj se jam e sigurt”, tha kryeministrja përpara se të vazhdonte normalisht intervistën.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]