Kryetari i Komunës së Junikut z. Ruzhdi Shehu ka pritur në takim kryesinë e UBSHGJ-së, të shoqëruar nga kryetari Nazmi Viqa, nënkryetari Zenun Krasniqi, së bashku me anëtarët e kryesisë Vllaznim Kelmendi e Bekim Borovci, Koordinatori për Kosovë, Agim Kuleta si dhe ish-drejtorin dhe perkahesin e UB, Bekim Brestovci.
Kryetari Shehu, duke falenderuar Unionin e Bizneseve për përkrahjen dhe përkujdesin e vazhdueshëm ndaj vendlindjes, shprehi gatishmërinë që të ofroj në dispozicion të gjitha resurset e Komunës së Junikut në shërbim të forcimit të bashkëpunimit të bizneseve nga kjo Komunë me anëtaret e UB në Gjermani.
Gatishmëria e tij dhe stafit të tij do të jetë në nivelin ma të lartë për të gjithë ato biznese që deshirojnë të investojnë në vendlindje, gjegjësisht që promovojnë plasimin e produkteve nga kjo Komunë në tregun gjerman, theksoi kryetari Shehu.
Kryetari i UBSHGJ-së Nazmi Viqa, e njoftoi kryetarin e Junikut, lidhur me objektivat dhe aktivitetet aktuale të UB-së, si dhe gatishmërinë që lidhja e bizneseve nga Diaspora me vendlindjen të jetë në fokus të veçant.
Suksesi krijon lidhjen!/ Kosovarja/