Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Ivan Zaporoshac, janë shoqëruar në Policinë e Kosovës.
Kështu ka konfirmuar për Klankosova.tv, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Sipas raportimeve të “Kosovo Online”, ngjarja ka ndodhur pasi Inspektorati Komunal i Mitrovicës së Veriut ka shkuar sot rreth orës 10:00 në vendin ku ndodhet tabela “E dua Mitrovicën”, me qëllim heqjen e saj.
Më pas, Radojeviq dhe Zaporoshac janë shoqëruar në polici në kuadër të këtij rasti, i cili lidhet me dyshime për vandalizëm.
Ndërkohë, anëtarë të Listës Serbe janë mbledhur para stacionit policor në Severna Mitrovica, ku janë dërguar të dy zyrtarët./Klankosova.tv
