fbpx

Kryetari i Preshevës dhuron pagën e tij për familjet në nevojë

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka thënë se rrogën e tij do ta jap për ndihma humanitare tek familjet në nevojë në komunën e Preshevës.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se këtë po e bën pas situatës së rëndë të krijuar tek familjet shqiptare pas përhapjes së koronavirusit.

“Jam i vetëdijshëm se sakrifica e gjitha bizneseve familjare dhe të vogla në Komunën tonë kanë dhënë maksimumin e tyre. Prandaj më lejoni që përkundër karakterit tim për të mos ekspozuar ndihmat humanitare, t`ju informoj se rroga ime në postin e Kryetarit të Komunës së Preshevës do të shkoj tërësisht për ndihma humanitare për familjet me nevoj në Komunën e Preshevës. Ky vendim vlen edhe në retrospektivë që nga dita e parë e shpalljes së situatës së jashtëzakonshme deri tek përfundimi i saj”, ka shkruar Arifi.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Komunës së Preshevës,Kanë kaluar mbi 5 javë që nga situata e jashtëzakonshme e krijuar me pandeminë Covid-19. Komuna e Preshevës është duke kaluar një periudhë të frikshme, por jam mëse i impresionuar me angazhimin, sakrificat, humanizmin dhe dashurinë tuaj në këtë situatë sfiduese. Thuhet se situata e rëndë dhe e jashtëzakonshme shfaq karakterin e vërtetë të një populli, andaj më lejoni t`ju them secilit prej jush, se keni dhënë në rajon një pasqyrë të shkëlqyer për shoqërinë dhe vendin tonë. Më bëni gjithmonë krenar, Ju faleminderit!


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]