Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit në targa me Serbinë.
“Mirëpresim çdo vendim që sovranizon Kosovën, siç janë masat e reciprocitetit në lidhje me përdorimin e targave të përkohshme nga qytetarët e Serbisë”, ka shkruar Sinani në Twitter.
Sinani po ashtu ka kërkuar veprime që të do të lehtësonin lëvizjen e qytetarëve të Luginës së Preshevës në Kosovë.
We welcome any decision that sovereignizes the 🇽🇰, such as reciprocity measures regarding the use of temporary license plates of citizens of the 🇷🇸. In this case with decisions that will facilitate the movement of citizens of the Presevo Valley in the 🇽🇰.
— Ardita Sinani (@SinaniArdita) September 22, 2021