Trim Ademi, për publikun i njohur me nofkën artistike Capital T, disa skena të videoklipit të këngës me titull “Buzëqeshje” kishte vendosur ti xhironte në oborrin e katedrales së Shën Shtjefanit në Shkodër.
Gjithçka do të ishte në rregull nëse katedrales nuk do ti mungonte kryqi, detaj ky që u pikas shumë shpejtë nga publiku, që nisi një valë reagimesh dhe kritikash të panumërta kundrejt rep artistit.
Ky i fundit fajin ja adresoj produksionit me të cilin kishte punuar.
“Nëse unë kam një qëndrim do e kisha mbajt, s’jam nga ata që tërhiqem. Por kam qenë promovues i qyteteve, objekteve fetare, plazheve e bukurive natyrore në krejt shqiptarinë dhe realisht jam ndër të parët që kam xhiru nëpër kisha, por gabimet ndodhin unë s’jam kameraman, as editues dhe e vërteta është që s’kam dorë në këtë gabim të produksionit dhe po bëjmë gjithçka që ta zëvendësojmë”, kishte shkruar Capital T në sqarimin e tij.
Për ta vërtetuar që nuk ka qenë gabim i tij, reperi ka risjellë në kujtesë një postim të tij para publikimit të këngës, ku shihet edhe kryqi.
“Si ka mundësi të më pengoj në klip, por jo në Instagramin tim personal?! Ku është logjika këtu? Futeni pak trurin në funksion”, shkruan Capital T, shkruan “Kosovarja”.
Ndërkohë, Capital T vërtet duket që nuk është kundër simboleve katolike, pasi në dy klipet e tij, atë me titull “Hitman” dhe atë me Kidden “Magji”, shihet në kishë dhe me simbolin e kryqit në disa skena.
A u kryqëzua pa të drejtë Capital T nga ndjekësit dhe media?