Edhe 47 kosovarë nga Sllovenia janë kthyer në Kosovë.
Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga ambasada e Kosovës në Slloveni.
Personat që janë kthyer, ose kishin raste urgjente shëndetësore ose raste të natyrave të tjera.
Transporti është organizuar nga Ambasada e Kosovës në Lubjanë dhe qytetarët e Kosovës tashmë kanë arritur në Kosovë ku janë pritur nga autoritetet kompetente të Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Ambasada e Kosovës në Slloveni, në koordinim me institucionet e Republikës së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Sllovenisë ka mundësuar kthimin në Kosovë edhe të 47 bashkatdhetarëve që ndodheshin në Slloveni, të cilët kishin raste urgjente shëndetësore dhe të natyrave tjera.
Transporti është organizuar nga Ambasada e Kosovës në Lubjanë dhe qytetarët e Kosovës tashmë kanë arritur në Kosovë ku janë pritur nga autoritetet kompetente të Kosovës.
Një falënderim i posaçëm për autoritetet shtetërore të Sllovenisë, Kroacisë dhe të Malit të Zi si dhe për Ambasadën e Kosovës në Kroaci për përkrahjen e madhe të ofruar.