173
E pranojmë se tani jeta
Ka hyrë padashje në kalendar
Ku do vemi sot mike?
T’i themi së dieles: jemi gjallë!
Miqtë janë lodhur. Duan qetësi.
Qetësi do ti dhe deti,
Në mos na pranoftë ndonjë park
Do të bezdiset qyteti.
Do na thotë: kurrë s’ndaloni
Si nomadët në shkretëtirë,
Dhe kështu, iku kjo e diel,
Kush na do? Ku më mirë?
Të dy rrimë pranë qelqit
Herë bie borë, herë bie sqotë,
Të mos zemërohet, kjo e diel,
Hajt ta ngrehim të dy një gotë!

