fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKE
  • PER JETE
  • KURIOZITETE
  • SHENDETESI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
Revista Kosovarja
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKE
  • PER JETE
  • KURIOZITETE
  • SHENDETESI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Kufizohen të drejtat e të akuzuarve – Holanda nuk lejon vizitat e prindërve në Hagë

nga Revista Kosovarja
2 javë më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Prindërve të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është duke iu cenuar e drejta e vizitës së djemve të tyre në Qendrën e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Ministria e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës ka vendosur se prej 1 korrikut, 2022, të mos lehtësojë procedurat e lëshimit të vizave për prindërit e të akuzuarve në Hagë.

Këtë qëndrim, MPJ-ja e Holandës ia ka kumtuar Dhomave të Specializuara të Kosovës përmes një shkrese zyrtare më 22 mars të këtij viti. Qeveria holandeze ka kërkuar që shkresa e njëjtë t’i përcillet edhe Ambasadës së Kosovës në Amsterdam.

Letrën zyrtare të MPJ-së holandeze e ka siguruar Paparaci.

Sipas qëndrimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Holandës, lehtësimi i procedurave për vizat e prindërve të të akuzuarve dhe paraburgosurve në Hagë nuk është në përputhje me Marrëveshjen e Shtetit Pritës, të lidhur mes qeverive kosovare dhe holandeze më 2016.

“Ministria është e përgatitur të aplikojë një periudhë tranzicioni për Dhomat e Specializuara deri më 1 korrik 2022 gjatë së cilës shteti pritës do të lehtësojë vizat për prindërit, megjithëse kjo nuk është në përputhje me politikën e përhershme për Gjykatat dhe Tribunalet”, thuhet në letrën zyrtare të MPJ-së së Holandës.

Çështja është ngritur në korrespodencat e shtetit holandez dhe Dhomave të Specializuara pas kërkesës së gjykatës për lehtësimin e vizës për njërin nga prindërit e të paraburgosurve në Hagë në muajin mars të këtij viti.

“Ministria konfirmon se rasti i lartpërmendur është komunikuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës me postë në mars të 2022-ës, kur shtetit pritës iu kërkua të ofrojë ndihmë për ofrimin e vizave për tre anëtarë të familjes për një vizitë familjare tek njëri nga të paraburgosurit në njësinë e paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë”, pohon qeveria holandeze.

Por, kërkesa e Dhomave të Specializuar është refuzuar nga shteti holandez, bazuar në Marrëveshjen e Shtetit Pritës.

“Më pas është vënë re se aplikimi për vizë kishte të bënte me babain e të paraburgosurit”, thuhet në shkresë. “Kjo nxiti vendimin e shtetit pritës për të mos lehtësuar vizë për babain në përputhje me politikat (ligjet) në vend”.

Ministria holandeze thotë se vendimi për refuzimin e lehtësimit të vizës për njërin nga prindërit e të paraburgosurve në Hagë, i është komunikuar Dhomave të Specializuara më 10 dhe 15 mars 2022.

Letra vë në pah shkeljen e marrëveshjes në një rast më 2021, kur shteti holandez kishte lejuar vizitën e një prindi të të akuzuarve për krime lufte nga Dhomat e Specializuara.

Sipas MPJ-së holandeze, rasti përbënte një keqkomunikim mes institucioneve.

“Më 4 qershor 2021 Dhomat e Specializuara nuk ishin informuar siç duhet nga shteti pritës me e-mail. Për më tepër, shteti pritës, për arsye të panjohura, lehtësoi gabimisht vizën për babain e të paraburgosurit në fjalë në shtator të 2021-ës”, thuhet në letër-qëndrimin e shtetit holandez.

Për këtë çështje, Paparaci ka tentuar të marrë një përgjigje nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Ambasada e Kosovës në Holandë, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk ka pranuar përgjigje.


Etiketa: UCKHageKufizohenDrejtat e te akuzuareve

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Siri, nxirren nga kampi Al-Hol katër gra dhe nëntë fëmijë shqiptarë

1 orë më parë
Aktuale

Vëllau i madh shkoi të shpëtoi të voglin por u mbytën të dy, detaje nga mbytja e dy fëmijëve në liqenin e Prushit

2 orë më parë
Aktuale

Nautic Parfume sjell në Kosovë brendet më të veçanta të parfumeve origjinale

2 orë më parë
Aktuale

Lija e majmunit, 200 raste në mbi 20 shtete

2 orë më parë
Aktuale

Dy të lënduar dhe një i arrestuar nga përleshja në rrugën Bajram Kelmendi në Prishtinë

3 orë më parë
Aktuale

Krasniqi në Vushtrri: Kosova po vuan nga një qeverisje depresive, me skandale dhe pa ide

3 orë më parë
Postimi tjetër

Besa Kokëdhima për Ronela Hajatin: Është artiste ekstravagante dhe energjike, mos i bullizoni këngëtarët për peshën trupore

SHBA-ja i dhuron Policisë së Kosovës pajisje teknike në vlerë rreth 300 mijë dollarë

Gjërat që nuk i blen paraja

TË FUNDIT

Ana e “Për’puthen” provokon me të pasme nga palestra

23 sekonda më parë

Diana Lleshi u bë e njohur me pjesëmarrjen e saj si konkurrente e emisionit të dashurisë “Për’puthen”. Me një hyrje...

Tayna vë në fokus linjat tërheqëse të trupit në paraqitjen e radhës

25 minuta më parë

Reperja e njohur, Tayna së fundmi ka sjellur bashkëpunimin e ri më reperin, Marin. Dyshja lansuan këngën “Alpha & Omega”...

Dafina Zeqiri ia huazon dhuratën që i bëri vetë partnerit

35 minuta më parë

Dafina Zeqiri merr vëmendje në çdo postim që bënë në rrjetet sociale. Siç dihet ajo është në lidhje me DJ...

Agja Salih i tukulukave për linë e majmunëve: Na kanë ba telash, tash me bo testin a po del majmun pozitiv a negativ

45 minuta më parë

I njohur si agja Salih në treshen e famshme "Tukulukat", Halim Berisha, është mjaft aktiv në rrjetet sociale. Aktori i...

Arbana Osmani tregon barkun e rrumbullakosur pas disa muajsh shtatzënë

55 minuta më parë

Lajmin për shtatzëninë e saj e konfirmoi në finalen e “Big Brother VIP”. Arbana Osmani pritet të bëhet nënë e...

Siri, nxirren nga kampi Al-Hol katër gra dhe nëntë fëmijë shqiptarë

1 orë më parë

Një tjetër grup prej katër grash dhe nëntë fëmijësh shqiptarë që ende strehoheshin në kampin “Al-Hol” në Siri, do të...

MË TË LEXUARAT

Sa është e rrezikshme dhe si të mbroheni nga lija e majmunëve

Në mungesë të tij, Kim Kardashian bën inicialet e Pete në thonjtë e saj

Personat e lindur në këto shenja janë gjithmonë të duruarit e të fituarit

Balerina e njohur shqiptare në lidhje dashurie?

Kaq bukur dhe joshëse duket Xhensila Myrtezaj në fustanin ngjyrë rozë

Rina Balaj edhe në deti qenushin me vete

Agja Salih i tukulukave për linë e majmunëve: Na kanë ba telash, tash me bo testin a po del majmun pozitiv a negativ

Aksiendet në Ferizaj, mbesin të lënduar pesë persona

Bora dhe Donaldi shijojnë pushimet e para

Njihuni me shenjat më ambicioze të horoskopit

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint