E drejtpërdrejtë, e shpenguar, punëtore dhe mbi të gjitha ambicioze, janë këto disa prej karakteristikave që e bëjnë femrën Binjakët të fortë dhe të pavarur, megjithatë gjërat me një shqe Binjakët nuk janë aq të lehta sa mund të mendoni. Përkundrazi shoqet e lindura nën këtë shenjë mund t’ju prishin edhe punë në disa raste, prandaj hidhuni një sy karakteristikave të mëposhtme:
1.E keni parasysh atë fustanin e bardhë që shoqja juaj Binjakët e ka prej vitesh në dollap, por nuk e ka veshur asnjëherë? Bëni mirë ta harroni një herë e mirë pasi nuk do ta keni kurrë tuajin. Në qoftë se ka një gjë që acaron të lindurat nën këtë shenjë është pikërisht të ndajnë gjërat e tyre, qoftë edhe me mikeshat më të mira. Një shoqe Binjakët është e gatshme t’ju ndihmojë dhe t’ju qëndrojë afër në çdo moment të ditës e natës, por mbajini duart larg nga garderoba e saj.
2.Në qoftë se në rrethin tuaj shoqëror keni shumë Binjakë afër, bëni mirë të mbani gjithmonë një shami me vete pasi janë shumë të ndjeshme. Qajnë në çdo moment, duke filluar që nga festa e maturës e deri tek pagëzimi i fëmijëve, të dytë a të tretë qofshin këta. Gaboheni nëse mendoni që vetëm Peshqit janë të ndjeshëm, pasi Binjakët janë po aq emotivë sa ata. Janë shumë të butë dhe shpeshherë nuk arrijnë t’i menaxhojnë emocionet, megjithatë ku ka më mirë se të qash e qeshësh me lotë me miken më të mirë.
Unë kurrë nuk sëmurem, sepse i pastroj enët e gjakut
3. Kurrë mos bëni plane me ta, ose më saktë lajmërojini që janë pjesë e planit në momentin e fundit ku keni gjithçka gati. Janë aq të pavendosura e të dyjëzuara sa mund të prishin pushimet që po planifikoni prej 1 viti Brenda 5 minutash. Në të vërtetë, ky është tipari që përmbledh më së miri shpirtin e gjithë Binjakëve: pavendosmëria dhe paqëndrueshmëria organizative.
4. E habitshme, por pavarësisht se e kanë të vështirë të thonë fjalën e fundit dhe të marrin një vendim, shoqet Binjakët janë po ashtu shumë krijuese. Mos mendoni që me to darka mbyllet thjesht me një muhabet të mërzitshëm. Në fakt ndodh krejt e kundërta. U pëlqen të argëtohen, të pinë alkool, të kërcejnë e këndojnë dhe të luajnë. Një natë në kazino me një shoqe Binjakët , për shembull, do të ishte thjesht fantastike.
5.Askush nuk i pëlqen kritikat, aq më tepër nga miket e ngushta, por me një Binjakët në krahë, zor t’u shpëtoni pasi janë të drejtpërdrejta. Nuk flasin kurrë pas krahëve, nuk përkëdhelin sedrën e askujt dhe nuk u pëlqen të bëjnë komplimente të pamerituara.