Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kujt i shërben Presidentja Vjosa Osmani?

nga Revista Kosovarja

Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së Presidentit të Kosovës, ka bërë shkelje kushtetuese me shkuarjen në Veri të Kosovës me Albin Kurtin, shkruan “Kosovarja”.

Vjosa Osmani, menjëherë pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga pozita e Presidentit të Kosovës, zbarkoi me shpejtësi në zyrën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Por, ajo po i renditë gabimet që janë shkelje kushtetuese. Para ca ditësh e kërcënoi kryetaren e KQZ-së, Valdete Dakën, me shkarkim nëse ajo do e mbronte certifikimin e kandidatëve për deputetë, konform ligjit në fuqi se nuk mund të certifikohet askush që është i dënuar në tri vitet e fundit.

Andaj, ajo, në vend se t’i jepte mbështetje Kushtetutës, e shkeli atë, duke u rreshtuar padrejtësisht krah Kurtit.

Moneytizer Paragrafi 4

Shkelje tjetër kushtetuese bëri me shkuarjen në Veri të Mitrovicës me Albin Kurtin, për punë fushate parazgjedhore!

Vjosa Osmani mund të shkonte në Veri të Kosovës në cilësinë e Presidentes së Kosovës, në mënyrë protokollare, e jo në fushata partiake.

Presidenca mund ta njoftonte hierarkinë e sigurisë që t’i krijonte kushte zonjës Osmani për vizitë në Veri, në cilësinë e figurës unifikuese, sikur e precizon Kushtetuta.

Ajo, në një kohë, dinte ta komentonte Kushtetutën për rolin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke e kritikuar për mos unitet kombëtar!

Ndërkaq, tash, kur edhe e kryen detyrën e Presidentit, shihet me Kurtin në eskorta të partisë “Vetëvendosje” për të bërë fushatë nëpër Kosovë!

Shtrohet pyetja: Kujt po i shërben Vjosa Osmani -Kushtetutës, që e obligon të jetë figurë unifikuese, apo “Vetëvendosjes”?

E drejta e saj është të përcaktohet politikisht, por nuk është e drejtë të bëjë fushatë për asnjë subjekt politik, sa është në pozitën e presidentes së shtetit.

Sepse, dëmi i shtetit, me një figurë të tillë presidenciale, është shumë i madh. Diplomacia ndërkombëtare që vepron në Kosovë, me siguri, e shohin nivelin e papërgjegjshëm të presidentes, e cila po i radhitë shkeljet kushtetuese njërën pas tjetrës…

E, gabimi më i rëndë i Presidentes ka ndodhur dje, në ditën e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Izraelin, i cili zyrtarizoi njohjen e shtetit të Republikës së Kosovës, pa pjesëmarrjen e saj në aktet e ceremonisë së nënshkrimeve, që zakonisht njihen si akte solemne. Safet Krivaça /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]