Adelina Tahiri së fundi ka publikuar disa imazhe në mbishkrimin e të cilave shkruan “Falma?”.
Nuk është duke i kërkuar askujt falje, thjesht kështu titullohet kënga më e re e lansuar nga ajo në bashkëpunim me Anxhelo Kocin, shkruan “Kosovarja”.
Adelina njihet për paraqitjet e saj gjithmonë të qëlluara, me veshje nga markat më të shtrenja e plot stil.
Në këto imazhe këngëtarja shfaqet e veshur me ngjyra verore, me shumë aksesorë dhe e grimuar deri në detaje.
Ky është projekti i parë i Adelinës për vitin 2021, ndërsa ajo ka paralajmëruar se është duke punuar edhe në këngë të tjera. /Kosovarja/