Padyshim një ndër këngëtarët që godet në shenjë me projektet e tij muzikore është edhe Genc Prelvukaj.
Reperi kosovar cdo herë në këngët e tij ka shpalosur realitetin, gjë që ka bërë të pëlqehet akoma më shumë, shkruan “Kosovarja”.
Së fundmi këngëtari është duke realizur këngën e tij të re me titull ‘Më mungon”, ku protagoniste në klip është e fejuara e tij Eni.
Mbresëlënës projektin e tij po e bën më shumë ambienti i ‘Hotel Adriatikut’- një perlë buzë detit të Durrësit.
Jo rastësisht këngëtari e zgjodhi këtë vend, pasi që ‘Hotel Adriatiku’ shquhet si një resort historik 63 vjecar.
Hotel Adriatik i ka mundësuar këngëtarit që të shpalosë bukuritë e pashmangshme të kësaj perle, gjithashtu ajo që bie në sytë e çdo vizitori është edhe piano e hotelit, ku Genci e përdori për të plotësuar në detaje projektin.
Me një fjalë, me këngën ‘Më mungon’ –reperi jo vetëm që do ju kënaqë veshët por edhe syrin, gjithashtu ju ka treguar një adresë unike për ti bërë pushimet e radhës të përsosura./Kosovarja/