Kthehem 22 vite pas. Në vitin 1998,kur UÇK nisi të rritej vrullshëm në popull. Populli ynë ishte i etur për një ushtri të veten, por, armiqët tanë , për 100 vjet kishin vrarë e masakruar popullin në emër të ushtrive të paqena.
Në varrimin e mësuesit të vrarë Halit Geci në Llaushë , u shfaqën tre njerëz që e konfirmuan se janë pjesë e UÇK-ës dhe populli brohoriti nën entuziazëm.
Më në fund , UÇK erdhi. Konform zhvillimeve në terren, ajo forcohej dhe armatosej dhe kështu erdhi viti 1999 ,kur ne e ditëm se tashmë kemi një ushtri tonën që po lufton kundër Serbisë për ta mbrojtur pragun e shtëpisë dhe popullin tonë.
Nisëm edhe t’i shohim vetë me sytë tanë. Ishte madhështore ta shihnim ushtrinë tonë për herë të parë. Baballarët tanë, qanin nga gëzimi dhe lënin amanete për UCK-në.
“Nëse vdes pa e prekur UÇK-ën sjellmani te varri t’i prek nga varri”, Kishte shumë e shumë pleqë që e kanë lënë amanet këtë ndjenjë.
Mbaj mend një protestë te ish Fakuleti Teknik, kur andej e këndej rrugës serbë dhe shqiptarë e në mesin e të cilëve ishte policia serbe.
Situata veç nisi të eskalonte dhe kur ajo u bë e nderë, protestuesit shqiptarë për t’u treguar policëve serbê dhe protestuesëve, brohoritën UÇK, UÇK,UÇK…
Kur u thye kufiri në Koshare
Kur u thye kufiri shqiptaro – shqiptar në Koshare, ushtarët e UÇK – së prezantoheshin në mjetet botërore të informimit, se kishin kapur mercenarë rus në front të përbashkët me Serbinë dhe ne mburreshim me këtë ushtri .
U çliruam dhe UÇK, zbriti në qytete. Nuk po i dorezonin armët pa u bërë marrëveshja e demilitarizimit dhe më në fund ata që kishin luftuar kundër Serbisë, e bënë një forcë ushtarako-civile që quhej TMK.
Kishte shumë sfida UÇK, deri te formimi I FSK-së dhe tani që ne kemi formuar zyratisht ushtrinë tonë, duhet të dimë se ajo vjen nga UCK-ja.
UÇK u lind dhe rrit me shumë sakrifica, me shumë mundime për të arritur deri në ditët e sotme, kur kreu i saj po ndiqet në emër të krimeve të bëra. Tash Serbia i ka palosur veshët dhe po shtiret se është viktima e UÇK -së, por ka edhe në mesin e tonë të tillë që nuk e duan.
Kot po mundohen ta maskojnë fytyrën, sepse urrejtjes i shihen dhëmbët.
Ata që thanë, se presidenti e mori me vete kolltukun në Hagë, padyshim që e kishin dëshirën që Hashim Thaçi të jepte dorëheqje. Nuk u dhembë atyre pse Hashim Thaci në Hagë po shkon si president, por u dhembë pse ai nuk po ua lëshon postin këtyre që po e ëndrrojnë këtë postë prej vitesh.
Nuk është pra, se po u dhimbset Hashim Thaci si themelues i UCK-së, por ata ashtu siç e kanë thënë pa e fshehur fytyrën deri më tani, UÇK sipas tyre duhet çuar në burgje, për gjoja korrupsionin e vërë.
Po këtë gjë po e thonë edhe tani kur Hashim Thaçi sot është në ditën e tretë të intervistimit në Hagë. Por, çka po thonë konkretisht?
Direkt nuk po e thonë – mirë që po i merr Haga, por këtë po e maskojnë me një nevojë të madhe për arrestime në emër të çkapjes së shtetit. Në këtë akuzë janë bërë bashkë disa publicistë e plitikanë që as nuk po e fshehin dëshirën e tyre që Thaçi e Veseli dhe të tjerët që kishin qenë në UCK, të përfundojnë në Hagë.
Hagën pra, nuk e kanë ushqyer vetëm Serbia dhe Rusia, por Hagën e kanë ushqyer dhe po ushqejnë edhe qindra njerëz të tjerë që e fshehin fytyrën në Hagë dhe që kanë bërë deklarata të rreme për liderët e UCK-së.
Tani këta që po thirren në mos votimin e Gjykatës Speciale, më 2015, po flasin si patriotër të vërtetë duke e fajësuar Hashim Thaçin dhe PDK-në për qasje të gabuar në formimin e kësaj gjykate.
Sa për t’ua kujtuar të tillëve që po shiten patriotë është mirë të kthehen në kohë dhe të shikojnë, se çka u tha dikur nga KS I OKB-së nëse nuk themelohet kjo gjykatë nga vetë Kosova.
Ndër të tjera u tha, se nëse Kosova nuk e bën vet Gjykatën Speciale, këtë do të bëjë KS I OKB-së përmes Rusisë dhe Kinës. U tha tutje, se nëse Rusia dhe Kina do ta bënin këtë gjykatë , gjërat do të mundë të shkonin shumëfish më keq sesa ta formonte Kosova vete këtë gjykatë.
Këta, që gjoja po shiten se kanë qenë patriotë më 2015 se nuk e kanë votuar specialen, këta po gënjejnë ,sepse dikur sikur edhe sot , ishin vetëm një opozitë që nuk merrej me ta askush në parlament as në popull. Safet Krivaca