Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kundër stresit pro zemrës, këto janë ushqimet që garantojnë vlera

nga Revista Kosovarja

A e dini cilat janë frutat dhe perimet më të pasura me antioksidantë? Është koha t’i zbuloni tani.

Mbi artikull

Të gjithë kanë dëgjuar për vlerat e pakundërshtueshme të antioksidantëve. Në të gjithë artikujt informues të AgroWeb.org keni mësuar se çfarë janë antikoksidantët dhe vlerat e tyre për trupin dhe mendjen.

A e dini cilat janë frutat dhe perimet më të pasura me antioksidantë? Është koha t’i zbuloni tani.

Boronicat e egra
Janë të vogla por bëjnë një punë të madhe. Ato janë burimi numër 1 i antioksidantëve. Një filxhan me boronica të egra përmban 13,427 antioksidantë, vitaminat A dhe C, flavonoidë (një lloj antioksidanti) kuercetinë dhe anthocianidinë.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo do të thotë se në një filxhan të vetëm gjeni një sasi antioksidantësh 10 herë më të lartë se rekomandimet shkencore për sasinë e duhur të antioksidantëve.

Boronicat ju mbrojnë nga kolesteroli dhe sëmundjet e shkaktuara prej moshës si dhe mbajnë trurin dhe zemrën të shëndetshme.

Kumbullat
Nëse dëshironi të përfitoni nivelin më të lartë të antioksidantëve zgjidhni kumbullat e zeza. Ato janë më të pasurat me vitaminë C dhe fenolë, një antioksidant që parandalon inflamacionin në gjymtyrë dhe ka aftësinë të shmangë dëmet në ADN dhe përkeqësimin e qelizave.

Portokallet
Këto agrume janë të pasura me vitaminë C, antioksidanti kryesor që tretet në ujë, për të cilin trupi ka kaq shumë nevojë.

Vitamina C çarmatos radikalet e lira dhe parandalon dëmet në qeliza. Vitamina C e mban sistemin imunitar në formë dhe parandalon shumë sëmundje duke nisur nga i ftohti dhe infeksionet në vesh.

Rrushi
Nëse kërkoni të shfrytëzoni vlerat e antioksidantëve, atëherë hani shumë rrush, sidomos atë të kuqin. Lëkura e rrushit të kuq është veçanërisht e pasur me një antioksidant të quajtur resveratrol, që lufton radikalet e lira dhe parandalon shumimin e tyre.

Spinaqi
Spinaqi është një nga burimet më të pasura të antioksidantëve. Në një filxhan me spinaq mund të përftoni 3,600 IU (njësi) beta-karoten, një antioksidant i nevojshëm kundër plakjes dhe sëmundjeve të zemrës. Spinaqi ofron shumë luteinë, një antioksidant i aftë të mbrojë dhe përmirësojë shikimin.

Brokoli
Brokoli është një burim kryesor i vitaminës C. Ai përmban gjithashtu flavonoidë të cilat lehtësojnë qarkullimin e vitaminës C në organizëm.

Brokoli përmban gjithashtu karotenoidin luteinë, zeaksanthinën dhe beta karoten. Por ajo që bie më shumë në sy tek brokoli është një përbërës i fuqishëm i antioksidantit siç është indole-3-karbinol, që fuqizon funksionet e mëlçisë.

Panxhari
Kur vjen puna tek antioksidantët, panxhari është fantastik. Ai është i pasur me betalainë, një antioksidant që lufton inflamacionin dhe mykun, por edhe ndihmon në detoksifikimin e organizmit. Betalaina besohet të ketë aftësi mbrojtëse kundër radikaleve të lira./AgroWeb

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]