fbpx

Kungllesha dhe mish, kombinim i mrekullueshëm

nga Revista Kosovarja

Përbërësit:

▪ 2 kungullesha të madhësisë mesatare të prera për së gjati në feta të holla,
▪ 100 g oriz,
▪ 200 g kaçkavall të grirë në rende,
▪ 3 vezë,
▪ 300 g mish të bluar,
▪ 1 qepë,
▪ Pak vaj,
▪ Kripë,
▪ Piper.

Përgatitja:

Kungulleshat pritni në feta të holla për së gjati dhe fërgoni në tigan në të dyja anët. Për pjekje të kësaj musakaje të pazakonshme përdorni kallëpin për tortë dhe ëmbëlsira në mesin e të cilit vendosni tepsinë e vogël rezistuese ndaj zjarrit për salcë. Në fund dhe sipër tepsisë rendisni kungulleshat.

Pastaj, përgatitni fillin nga orizi i zier, kaçkavalli i grirë në rende dhe vezët. Gjysmën e fillit qiteni sipër kungulleshave dhe shtoni mishin e marinuar me qepë dhe sipër sërish orizin dhe kaçkavallin.

Kungulleshat mbështillni sipër fillit dhe piqni 20 minuta në 180 gradë Celsius.

Rrotullojeni kallëpin e pjekjes në pjatë, në mënyrë që në mes të tepsisë të mund të qitni salcën sipas dëshirës që do ta përfshini në racion dreke.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]