fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Kuptojeni se kur kolla e duhanit përbën rrezik për jetën

nga Kosovarja
2 muaj më parë
në Per Jete
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Duhanpirja i çel rrugën një kolle të fortë e cila shkaktohet nga vetë trupi që përpiqet të pastrohet nga kimikatet që futen në rrugët e frymëmarrjes dhe mushkëri. Nëse kolla vazhdon dhe zgjat më tepër se tre javë, atëherë ajo njihet si kolla e duhanpirësit.

Kjo kollë në fillim mund të nisë si kollë e thatë dhe në vazhdim mund të shoqërohet me sekrecione. Simptoma të tjera të kësaj kolle përfshijnë dhimbjet e fytit dhe të kraharorit.

Disa informacione për kollën e duhanpirësit:

-Kjo kollë nuk prek të gjithë duhanpirësit

-Ajo mund të shkaktojë probleme të tjera siç është bronshiti

-Mënyra më efikase për të shëruar kollën është lënia e duhanit

Sipas studimeve, njerëzit që pijnë duhan çdo ditë preken rregullisht nga kolla kronike dhe sekrecionet.

Simptomat

Sipas ekspertëve, vështirësitë në frymëmarrje dhe dhimbjet e kraharorit janë simptoma që shoqërojnë kollën e shkaktuar nga duhani. Në fazat fillestare të kollës, ajo është e thatë dhe në vazhdim mund të prodhojë sekrecione të cilat zakonisht mund të jenë:

-Pa ngjyrë

-Me njolla gjaku

-Me nuancë të verdhë ose të gjelbër

-Të bardha

Simptoma të tjera shoqëruese të kësaj kolle përfshijnë:

-Zhurmë në kraharor gjatë frymëmarrjes

-Dhimbje kraharori

-Vështirësi në frymëmarrje

-Probleme me fytin

Kolla e duhanpirësit është në kulmin e saj në mëngjes dhe më pas zbutet. Simptomat përkeqësohen me kohën deri në lënien e duhanit.

Ndryshimet mes kollës së duhanit dhe kollave të tjera

Kolla e duhanit mund të dallohet menjëherë ndryshe nga kollat e tjera. Simptomat e saj përfshijnë prodhimin e ndjeshëm të sekrecioneve, zhurmat në kraharor dhe vështirësitë në frymëmarrje. Megjithatë kolla e duhanit nuk arrin të tregojë simptoma më të rënda siç mund të jetë kanceri i mushkërive apo sëmundje që prekin këtë organ.

Shkaktarët e kollës së duhanit

Cigaret përmbajnë mijëra kimikate dhe të paktën 70 prej tyre shkaktojnë tumore. Me t’u futur në organizëm, këto kimikate ndërhyjnë në funksionet e qimeve të holla në rrugët e frymëmarrjes që filtrojnë toksinat. Këto funksione përkeqësohen dhe si rrjedhojë toksinat mund të hyjnë lirisht në mushkëri. Ky proces i shkaktuar nga duhanpirja vijon me inflamacionin. Trupi përpiqet fort të largojë substancat e huaja nëpërmjet kollës. Kolla është më e fortë në mëngjes sepse rrugët e frymëmarrjes janë rimëkëmbur gjatë gjumit dhe janë në gjëndje të ndalojnë dhe largojnë shumë prej kimikateve.

Trajtimet dhe kurat

-Lënia e duhanit

-Trajtimi më efikas i kësaj kolle është lënia e duhanit.

Pas lënies kolla mund të shtohet dhe të zgjasë deri në tre muaj ose më shumë, por kjo ndodh sepse trupi largon të gjitha toksinat. Trajtime të tjera të rekomandueshme janë:

-Hidratimi

-Gargaret

-Çaj me mjaltë

-Ushtrime për frymëmarrjen

-Trajtimet me avull

-Aktiviteti fizik

-Ushqimet e shëndetshme

-Mbajtja lart e kokës gjatë gjumit

Kolla ndihmon në largimin e toksinave nga mushkëritë ndaj ajo duhet lejuar të kryejë funksionin e saj.

Nuk rekomandohen medikamente që ndalojnë kollën e duhanit.

Komplikimet

-Rrezik në rritje i infeksioneve bakteriale dhe virozave në rrugët e frymëmarrjes.

-Dëmtime të fytit

-Ashpërsim të zërit

-Kollë afatgjatë dhe irritim

-Bronshit

-Pneumoni

Kur duhet të konsultoheni me mjekun

Është shumë e rëndësishme të konsultohuni me një mjek në rastet kur:

-Kolla zgjat më shumë se 2-3 javë. Kolla kronike është një nga simptomat më të përhapura të kancerit të mushkërisë.

– Simptomat përkeqësojnë stilin e jetesës

– Kolla është aq e fortë sa ju lë pa gjumë.

– Vini re një rënie të menjëhershme në peshë.

-Dhimbje koke

-Sekrecione me ngjyrë të verdhë ose të gjelbër./


Etiketa: Kolla e duhanit

POSTIME TË NGJASHME

Per Jete

Pas një dite të lodhshme, ky është kujdesi që iu duhet këmbëve

2 orë më parë
Per Jete

Motra tronditet pasi vëllai e ftoi në dasmë pa djalin dhe burrin

4 orë më parë
Per Jete

Nuk do ta besoni sa i shëndetshëm është përzierja e ujit me kripë

7 orë më parë
Per Jete

Kuptojeni se çka i ndodhë trurit nëse ndërprisni përdorimin e telefonit për një javë

9 orë më parë
Per Jete

Disa këshilla për nënat që mëngjesi tyre të jetë sa më pak stresues

10 orë më parë
Per Jete

A paraqet rrezik për shëndetin agjërimi gjatë pandemisë?

16 orë më parë
Postimi tjetër

Dalin fotot e ish të fejuarës së Rinianit me një konkurrent tjetër të “Për’puthen”

Nëna Lude për vajzat: Edhe unë eksitohem kur i shoh ato lakuriq

Ja sa marrin rrogë mësuesit në Zvicër

TË FUNDIT

Adelina Berisha kthehet në flokë të mbyllta

21 minuta më parë

E bukura Morenë: Njerëzit ma njohin emrin, jo shpirtin…

40 minuta më parë

Flet babai i sulmuesit në xhaminë e Tiranës: Është i sëmurë, ishte konvertuar në mysliman dhe falej në çdo vakt

1 orë më parë

Learta nisi me përgatitjen e Iftarit, e ju?

1 orë më parë

“Shumë agresiv, qëllonte këdo që i dilte para”, detaje nga sulmi në xhami

1 orë më parë

Andrra Destani e feston 1 mujorin e lindjes së djalit në mënyrë të veçantë

2 orë më parë

MË TË LEXUARAT

Dikur mikesha, Jasmina dhe Ola flasin për herë të parë për zënkën e tyre

Gjërat për të cilat me siguri keni harruar ta falenderoni nënën tuaj

A mund të dashurojmë më shumë se një person në të njejtën kohë?

17 vjeçarja që ishte në dhomë me “Ciprrën” kishte abortuar në një spital privat

Pasaporta e Kosovës nga më të dobëtat në botë

Nëse fleni me grim do t’iu shfaqen këto probleme

4 arsyet pse duhet të pini qumësht me hudhra

Mbetet ora policore, hapet gastronomia – këto janë masat që pritet t’i miratojë sot Qeveria

Pse duhet të hani sa më shpesh arra?

Vuçiq po e ndjek fushatën zgjedhore në Shqipëri: Basha e Berisha duan “Shqipëri Etnike”

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci