fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Kuptojeni se si do të renditet shenja e juaj e horoskopit gjatë datave 18-24 janar

nga Kosovarja
1 muaj më parë
në Astrologji
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Dashi: Nuk parashikohet që këto të jenë ditë të mbara në sferën e dashurisë për të lindurit në shenjën e Dashit. Në krye të javës do të mbizotërojë pasioni, por më pas do t’ju duhet të përballeni me çështje të së shkuarës, që dukej se ishin harruar. Në aspektet e tjera të jetës gjërat duken më në ekuilibër. Dashi këtë herë do të mbajë vendin e dhjetë.

Demi: Dashuria do të triumfojë. Venusi në bashkëpunim me Hënën dhe Neptunin do t’i dhurojnë shenjës së parë të tokës ditë të bukura, gjatë së cilave do të kenë fat, veçanërisht në dashuri. Aty nga e mërkura dhe e enjtja do të kaloni çaste të paharrueshme në shoqërinë e partnerit. Jo më kot do të renditeni në vend të tretë.

Binjakët: Yjet parashikojnë mbarëvajtje në çështjet e punës. Do të jeni të favorizuar në këtë aspekt, sidomos të lindurit e dhjetëshit të parë të shenjës. Me siguri që do të arrini t’i realizoni synimet që do t’i vini vetes, edhe për gjërat që më parë ju dukeshin utopike. Vendi i dytë për ju këtë javë.

Gaforrja: Do të jeni në humor shumë të mirë. Do të arrini të përshtateni me gjithçka, pavarësisht se Diellin do ta keni në prapavijë. Pas një muaji të kaluar mse zënkash dhe gjatë të cilit jeni përballuar me gjëra të paparashikuara, më në fund do të ndiheni të çliruar. Hëpërhë nuk pritet të keni të reja në sferën profesionale. Gaforrja do të jetë në vend të shtatë.

Luani: Edhe pse viti sapo ka filluar, kjo pritet që të jetë një ndër javët më problematike të 2021-it, si në aspektin familjar edhe në atë profesional. Kërkohet maturi, që të shmangni të papriturat e pakëndshme. Kujdes edhe me ofertat që do t’ju bëhen, sepse mund të rezultojnë të pafrytshme për të ardhmen. Siç mund ta merrni me mend, këtë herë do të mbani vendin e 12-të.

Virgjëresha: Pritet që kjo të jetë një javë me ulje e ngritje. Do të hasni vështirësi në aspektin profesional. Disa çështje të prapambetura do t’ju hapin probleme. Eprorët tuaj do t’i mëshojnë fort respektimit të afateve. Në fundjavë do të keni takime të këndshme. Do të jeni të renditur mes shenjave të mesit, në vend të gjashtë.

Peshorja: Pritet që gjatë këtyre ditëve të keni probleme komunikimi. Aty nga mesi i javës, të lindurit e shenjës së dytë të ajrit duhet të ndryshojnë qëndrim në marrëdhënie me të tjerët. Tregohuni më të përzemërt dhe më pak racionalë, në mënyrë që të mos humbni mbështetjen e njerëzve të dashur. Peshorja do të mbajë vendin e pestë.

Akrepi: Duket se gjatë këtyre ditëve gjithçka do t’ju shkaktojë nervozizëm. Hëna do të jetë në prapavijë dhe kjo do të ndikojë më së shumti në sektorin profesional. Mos bëni rolin e provokatorit, në mënyrë që të mos prishni ekuilibrat. Kujdes edhe me mënyrën si shpreheni me kolegët dhe eprorët! Këtë herë do të mbani vendin e 11-të.

Shigjetari: Yjet ju këshillojnë që të qetësoheni. Shkak për gjendjen tuaj të vështirë janë bërë problemet në punë dhe lodhja që po ju mundon. Ndoshta do t’ju bënte mirë një pushim për disa ditë. Mundohuni që problemet e punës të mbeten aty, pasi në fundjavë mund t’ju krijojnë nervozizëm në çift. Shigjetari do të jetë në vend të 9-të.

Bricjapi: Duke filluar që nga dita e martë, shenja e Bricjapit do ta humbasë mbështetjen e Diellit. Me këmbënguljen dhe kokëfortësinë që ju karakterizon, me siguri që do t’ia dilni mbanë në çështjet e punës. Vetëm me vullnet të fortë do të mund të arrini objektivat që do t’i vini vetes. Këtë herë do të mbani vendin e katërt.

Ujori: Edhe këtë javë gjërat do të ecin mbarë për Ujorin. Më datë 19, Hëna do t’i bashkohet trinomit Pluton-Saturn-Jupiter, duke ju favorizuar më së shumti në sferën e financave. Të paktën në këtë aspekt do të merrni frymë të lehtësuar. Rruga drejt suksesit do të jetë e ngadaltë, por e sigurt. Ujori do të jetë në vend të parë.

Peshqit: Këto ditë do t’ju pëlqejë që më së shumti të rrini të vetmuar. Herë-herë, do t’ju pushtojë nostalgjia. Në mendje do t’ju kthehen histori të vjetra, të cilat ishin mbuluar nga pluhuri i harresës. Tregohuni mendjehapur dhe kini parasysh se koha mbetet gjithmonë ilaçi më i mirë. Peshqit këtë herë do të mbajnë vendin e tetë.

Etiketa: Paolo Fox

POSTIME TË NGJASHME

Astrologji

Kjo është shenja më e aftë e zodiakut

10 orë më parë
Astrologji

Si sillen në takime këto shenja të Horoskopit

23 orë më parë
Astrologji

Na trego shenjën e horoskopit, të të themi me kë mund të shijosh kënaqësinë më të ‘zjarrtë’ në shtrat!

2 ditë më parë
Astrologji

Cilat janë shenjat më besnike të horoskopit?

2 ditë më parë
Astrologji

Nëse njihni ndonjë nga këto shenja horoskopi, mbajini afër

2 ditë më parë
Astrologji

Horoskopi javor, 01-07 mars 2021

2 ditë më parë
Postimi tjetër

Kështu duket Arbana Osmani në përditshmëri

Këtë veturë super luksoze e ka gruaja e Gold Ag

KQZ hap 25 linja telefonike për t’iu regjistruar si votues jashtë Kosovës

TË FUNDIT

Armend Zemaj tregon nëse do të ndryshojnë masat anti-Covid

5 minuta më parë

Ky është emri i vërtetë i Bora Zemanit

14 minuta më parë

Ana reagon në Instagram pas refuzimit nga Riniani

45 minuta më parë

Video që tregon saktë se si duhet prerë folinë e aluminit

45 minuta më parë

Mos i mbani në paradhomë këto gjëra, lirojnë energji të keqe

59 minuta më parë

Cilën kafshë e keni parë më parë, luanin apo zebrën?

1 orë më parë

MË TË LEXUARAT

Njerëzit që harrojnë kanë inteligjencë më të lartë

Blerim Destanin i bënë dhuratën e pabesueshme Don Gjonit

Drejtori ia shkurton flokët nxënësit në zyrën e tij

Aktori i famshëm fejohet me prezantuesen 33 vite me të re

Zvicra vendos për mos hapjen e restoranteve më 1 mars

Qytetari i Mitrovicës e vendos semaforin në krah dhe ecën me të nëpër qytet

Juli zbulon skenarët e “Për’puthen”- nxjerrë në rrenë Olsën

Kosovari tenton të hyjë në Gjermani me pasaportë false, dënohet me 900 euro dhe kthehet mbrapa

Moti për sot dhe javën e ardhshme

Të famshmit që folën hapur për problemet e tyre me shëndetin mendor

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci